Shërbime për Ortezat

Vlerësimi klinik

Vlerësim fillestar i strukturës, lëvizshmërisë, forcës, tonusit, lëkurës, dhimbjes dhe objektivave funksionale, së bashku me historinë mjekësore dhe përshkrimin e specialistit. Mbi këtë bazë përcaktohet nëse nevojitet ortezë standarde, e modifikuar apo e personalizuar.

Matja dhe skanimi dixhital

Marrje e masave manuale, modelim me material gipsi ose skanim 3D, sipas pajisjes dhe anatomisë. Qëllimi është të krijohet një bazë e saktë për projektim, duke minimizuar presionet e panevojshme dhe duke ruajtur zonat funksionale.

Prodhimi i personalizuar

Realizim i ortezës sipas modelit individual, me termoformim, laminim, përpunim të materialeve kompozite ose metoda të tjera të përshtatshme. Çdo pajisje përfundohet dhe kontrollohet për përmasa, rezistencë, skaje të sigurta dhe funksion mekanik.

Prova dhe përshtatja

Gjatë provës kontrollohen pozicionimi, kontakti, presioni, amplituda e lejuar dhe efekti në qëndrim ose ecje. Skajet, rripat, mbushjet, artikulacionet dhe rreshtimi rregullohen për të arritur funksionin e parashikuar me tolerancë sa më të mir

Kontrollet, mirëmbajtja dhe riparimet

Vizitat periodike verifikojnë funksionin, përshtatjen, rritjen, konsumimin dhe ndryshimet e gjendjes. AOPL kryen rregullime, zëvendësim të rripave ose mbushjeve, shërbim të artikulacioneve dhe riparime, kur ato mund të realizohen pa cenuar sigurinë e pajisjes.