Rreth Protezave

Çfarë janë Protezat?

Protezat janë pajisje mjekësore të personalizuara, të projektuara për të zëvendësuar një gjymtyrë ose pjesë të trupit që mungon, duke ndihmuar në rikthimin e lëvizshmërisë, funksionit dhe pamjes sa më natyrale, e personat me humbje ose mungesë të gjymtyrëve.

  • Rikthim i lëvizshmërisë
  • Përshtatje individuale
  • Komfort dhe Siguri
  • Funksionalitet në përditshmëri

Procesi i përshtatjes së protezës

Një proces klinik i strukturuar që nis me vlerësimin fillestar dhe vazhdon me marrjen e masave ose skanimin dixhital, realizimin e soketës, rregullimin dinamik dhe trajnimin e ecjes, për të siguruar që proteza të jetë e sigurt, komode dhe funksionale.

Teknikat e përdorura nga AOPL

AOPL përdor metoda të bazuara në evidencë, skanim dixhital të avancuar dhe teknika precize të prodhimit për të realizuar zgjidhje protetike të përshtatura sipas anatomisë, nevojave funksionale dhe stilit të jetesës së çdo pacienti.